
Bundesliga zbriti në fushë sot pasdite, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së 22. Leverkuseni nuk ndalet dhe merr suksesin e 3 radhazi në kampionat.
Të besuarit e Çabi Alonsos triumfuan 1-2 në një fushë të vështirë si ajo e Heidenheimit. “Aspirinat” realizuan në pjesën e parë me Frimpong, duke ndezur festën mike në “Voith-Arena”.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat shënuan nga një gol, me Adli dhe Pieringer. Me këtë rezultat, Leverkuseni kryeson me 58 pikë. Heidenheimi renditet në vendin e 10 me 27 pikë.
Në “Volkswagen Arena”, barazim 1-1 i Volfsburgut dhe Dortmundit. Verdhezinjtë e Edin Terziç treguan karakter në pjesën e parë dhe “tundën rrjetën” me Fullkrug në minutën e tetë. 15 ore pas fillimit të pjesës së dytë, Gerhard kaloi topin pas shpinës së portierit Kobel, për t’i dhënë një pikë skuadrës së tij.
Dortmundi aktualisht është zonën Champions me 41 pikë, por gara për titullin duket pothuajse e pamundur, pasi vendi i parë është 17 pikë larg. “Ujqërit” e vendit të 11 synojnë që të mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur çështjen mbijetesë.
Lini një Përgjigje