
Juventusi shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore, duke u ndalur edhe nga Verona në transfertë, me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-2.
Sfida nisi mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh falë një supergoli të Folorunshos në minutën e 11, por barazimi erdhi nga Vlahoviç falë një penalltie në minutën e 28.
Gjithashtu pjesa e dytë nisi mirë për vendasit, që kaluan sërish në avantazh me anë të Noslin në minutën e 52, por pas katër minutash Rabio rivendosi sërish baraspeshën.
Kështu Juventusi e sheh veten 9 pikë larg Interit kryesues, me këtë të fundit që ka dhe një ndeshje të prapambetur, teksa “Zonja e Vjetër” tashmë rrezikon dhe vendin e dytë që mund t’i rrëmbehet nga Milani.
Lini një Përgjigje