
Armando Broja nuk luajti dot në ndeshjen e Fulhemit kundër Aston Vuilës dhe kjo për shkak se sulmuesi i Kombëtares ishte i sëmurë, sipas njoftimit që u bë nga klubi londinez.
Kjo gjë duket se i ka çuar udhëtimin dëm trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe ndihmësit të tij, Pablo Zabaleta.
Ata ishin në stadium për të ndjekur sfidën dhe performancën e Brojës, por këtë të fundit nuk arritën dot ta realizonin.
Tekniku i Fullhemit, Marko Silva nuk e grumbolloi sulmuesin shqiptar, pasi ky i fundit ishte me grip. Ishte vetë Broja që bëri një postim në rrjetet sociale, për të njoftuar tifozët.
“Është ndjesi e keqe që të humbasësh ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes, i uroj fat Fulhemit dhe djemëve të ekipit, shpresoj për 3 pikë sot”- shkruan ylli kuqezi. 22-vjeçari debutoi ndaj Bërnlit me fanelën e Fullhemit më 3 shkurt, ndërsa u aktivizua pak minuta edhe ndaj Bërnmuthit më 10 shkurt.
Futbollisti synon që të realizojë sa më shumë gola në ekipin ku është i huazuar, për të fituar kështu një ftesë të trajnerit, Silvinjo për “EURO 2024”, që do të stratojë më 14 qershor të këtij viti në Gjermani.
Lini një Përgjigje