
Vllaznia thyen tersin përballë Egnatias dhe këtë gjë e ka bërë në 105-vjetorin e themelimin të klubit. Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 2-1 kryesuesit e Egantias. Të parët që kaluan në avantazh ishte ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani. Pas një aksioni në krahun e djathtë të Çobës, topi shkoi në qendër te Bekim Balaj, i cili nuk gaboi dhe tundi rrjetën.
Miqtë u kundërpërgjigjën në minutën e 27. Pas një harkimi në zonë nga e djathta, topi shkoi në të majtë te Ndreca, i cili lëshoi një predhë, të cilën Qarri nuk arriti ta ndalte.
Për të vulosur fitoren e shkodranëve mendoi Gruda. Ai realizoi pas një aksioni të shpejtë të skuadrës, teksa me një predhë me të djathtën mposhti portierin Sherri.
Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 40 pikë, po aq sa Partizani, ndërsa Egnatia mban vendin e parë me 48 pikë.
Lini një Përgjigje