TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shkurt 2024, 20:44

Siti humbet shansin për kreun, “Qytetarët” ndalen pas 11 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, Çelsi “kockë e fortë”

Shkruar nga Pamfleti

Siti humbet shansin për kreun, “Qytetarët” ndalen pas 11

Mançester Siti është ndalur pas 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, teksa ka barazuar në shtëpi përballë Çelsit në Premier Ligë, teksa e kanë mbyllur në barazim 1-1 supersfidën e Premier Ligës të luajtur në “Etihad Stadium”. Një rezultat që i lë “Qytetarët” katër pikë prapa kryesuesve të Liverpulit, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje për të rikuperuar.

Ishin londinezët që patën një mundësi të artë në minutën e 23 për të zhbllokuar ndeshjen.

Nikolas Xhekson u gjet i vetëm përballë portierit Ederson në zonën e rreptësisë, por gaboi në kontrollin e topit dhe braziliani i Sitit arriti ta ndalte me shumë lehtësi.

Ish-ylli i Sitit, Stërling  ndëshkoi Ederson  me një goditje perfekte me të djathtën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 42.

Mançetser Siti pati një mundësi të artë në minutën e 78 për të barazuar, por Erling Haland gaboi në mënyrë të pabesueshme nga një pozicion shumë i favorshëm.

Nuk gaboi Rodri, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 83 me një goditje të fuqishme dhe të saktë, i ndihmuar edhe nga një devijim.

mançester siti çelsi premier liga

Lini një Përgjigje