
Reali i Madridit nuk ka shkuar më larg se barazimi 1-1 në derbin kundër Rajo Vajekanos, i vlefshëm për javën e 25 të La Liga-s.
Një rezultat ky që i jep mundësi Xhironës së vendit të dytë të shkojë tri pikë larg “Los Blancos”.
Hozelu është lojtari i parë spanjoll që ka shënuar tetë gola në 25 ndeshjet e para të Realit në një sezon të La Ligës, pas Alvaro Moratës në sezonin 2016-2017.
Vetëm 3 minuta lojë mjaftuan për miqtë që të zhbllokonin ndeshjen dhe të kalonin në avantazh.
Ishte Hozelu që shënoi për ekipin e Ançelotit pas një kundërsulmi të shpejtë.
Gol që u quajt i rregullt pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion të dyshimtë jashtë loje.
Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën e 27, duke barazuar me De Tomas. Sulmuesi i Xhironës realizoi nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë të Kamavingës në zonën e rreptësisë.
Në fundin e ndeshjes, Reali i Madridit mbeti me dhjetë lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e dy minutave nga ana e Karvahal.
Lini një Përgjigje