TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 21:14

Fitoi Ligën e Konferencës në Tiranë, portieri portugez “var dorezat në gozhdë” në moshën 37-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi Ligën e Konferencës në Tiranë, portieri portugez

Portieri portugez, kampion erope me ekipin e tij kombëtar në vitin 2016, po i jep fund një karriere të pasur pas periudhave te Sportingu, Roma dhe Ullverhempton.

Është zyrtare: Rui Patrisio ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare, pas muajsh pa klub që kur luajti për Al Ain në Kupën e Botës për Klube verën e kaluar.

Sezonin e kaluar, Rui Patrisio, i cili fitoi Kampionatin Europian dhe një Ligë të Kombeve me Portugalinë (respektivisht më 2016 dhe 2019), luajti për Atalantën. Përpara kësaj, ai veshi fanelat e Romës, Ullverhemptonit dhe Sportingut të  Lisbonës. Ai gjithashtu fitoi një Ligë të Konferencës me Romën në “Air Albania” në vitin 2022, dhe me Sportingun, dy Superkupa, dy Kupa Portugeze dhe një Kupë të Ligës.

Ai debutoi për Portugalinë në vitin 2010 kundër Spanjës dhe veshi fanelën e ekipit kombëtar për herë të fundit në vitin 2024 kundër Suedisë.

 

rui patrisio portueri portugez

Lini një Përgjigje