
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para në Champions League. Në “Estadio de la Ceramica”, Vijarreali u mund 2-3 nga Kopenhageni. Danezët gjetën avantazhin që në minutën e 2 me Mohamed Elionuzi, i cili shënoi pas asistit perfekt të Markos Lopez. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm, ku u shënuan 3 gola në 9 minuta. Në minutën e 46, Vjarreali barazoi shifrat me Komesana. Një minutë më pas, Kopenhageni kaloi sërish në avantazh me Ashuri, i cili shënoi pas asistit të Zague. Në minutën e 55, Oluasi barazoi sërish shifrat për “Nëndetësen e Verdhë”. Goli i fitores së madhe për danezët erdhi në minutën e 90 me Andreas Kornelius.
Në Baku, Karabagu edhe pse kaloi dy herë në avantazh, në fund humbi 2-4 ndaj Ajaksit, fitorja e parë për holandezët në këtë sezon. Kamilo Duran shënoi për vendasit në minutën e 9, duke përfituar nga një dalje e gabuar e portierit të holandezëve dhe moskuptimit me mbrojtësin. Kasper Dolberg barazoi shifrat për Ajaksin në minutën e 39, me një gol të bukur me goditje nga distanca. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Me fillimin e pjesës së dytë, Mateus Silva kaloi sërish në avantazh Karabagun, me një goditje të bukur brenda zonës, pas një aksioni perfekt. Në minutën e 79, Oskar Glouk barazoi shifrat me një gol të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i përmbysjes së madhe për holandezët erdhi në minuten e 83 me Anton Gaei. Oskar Glouk shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Ajaksin në minutën e 90, duke vulosur përfundimisht fitoren 2-4 për holandezët.
Lini një Përgjigje