TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 20:04

Në “Estadio de la Ceramica” e ‘bëjnë baltë‘, ngatërrojnë himnin e Champions me atë të Ligës së Europës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Në “Estadio de la Ceramica” e ‘bëjnë

Në “Estadio de la Ceramica”, Vijarrealit po përballet me Kopenhagenin për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.

Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Ligës së Europës dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral. Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2 me Mohamed Elionusi.

Në rast se në La Liga, Vijarreali po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.

vijarreal kopenhagen champions league

Lini një Përgjigje