TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2025, 20:26

Sulmuesi i Bajernit ka “futur në luftë” trekëndëshin Gjermani-Kosovë-Shqipëri, 17-vjeçari shqiptar s’ka të ndalur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Bajernit ka “futur në luftë”

Talenti me origjinë shqiptar Ylli Gashi po dëshmon pas çdo ndeshje se ka një të ardhme te ndritur te Bajerni i Mynihut. Aktualisht, sulmuesi 17-vjeçar bën pjesë te Bajern U-19, teksa grumbullon 15 ndeshje në këtë sezon mes kampionatit dhe UEFA Youth League.

Në këtë segment takimesh, Gashi ka gjetur rrugën e rrjetës te bavarezët në 6 raste, e shoqëruar me 2 asiste. Goli i radhës për Ylli Gashin erdhi ndaj Sportingut të Lisbonës në UEFA Youth League, e përfunduar 3-3.

Ai gjeti golin që në minutën e 7, i ardhur nga penalltia. Gashi bën pjesë te Gjermania U-19, ndërsa ka të drejtë të përfaqësojë “Pancerat”, Kosovën dhe Shqipërinë për shkak të origjinës.  

  

yll gashi sulmuesi shqiptar i bajernit

Lini një Përgjigje