TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 19:54

Festë e kuqe në Elbasan/ Derbi i kryeqytetit flet për Partizanin, të kuqtë “shpërbëjnë” Dinamon dhe kërcënojnë Tiranën pak ditë para supersfidës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë e kuqe në Elbasan/ Derbi i kryeqytetit flet për Partizanin,

Derbi i kryeqytetit flet për Partizanin. Të kuqtë kanë “hedhur pas krahëve” dy barazimet me Egnatian dhe Vllazninë dhe janë rikthyer te fitorja.

Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekiç ka mposhtur me rezultatin e pastër 1-3 Dinamon në “Elbasan Arena”.

Kampionët e Shqipërisë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 58. Da Silva dha një pasim të artë për Bintsuka, i cili nuk e pati të vështirë të mposhtte portierin Rexhepi.

20 minuta më vonë, Partizani dyfishoi shifrat. Rrapaj mori topin në pozicion ballor jashtë zonës dhe pasi gjeti hapësirën, lëshoi një nga gjuajtjet e tij të forta, e cila u përplas në shtyllë dhe më pas në rrjetën e portës ës Dinamos.

Në minutën e 83, “Demat” realizuan edhe golin e tretë dhe të qetësisë. Da Silva nisi dhe finalizoi vetë një aksion sulmues duke hipotekuar fatin e këtij derbi.

Në minutën e 90+3, realizoi me Kaçorrin nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.


Të kuqtë patën 2 raste të arta në minutat e para të sfidës. Në minutën e 4, goditje ballore e Rrapajt pas pasimit të Grezdës, por Rexhepi u përgjigj i gatshëm me grushtimin e tij.


5 minuta më vonë, Grezda nisi Bintsukën në krahun e djathtë, por gjuajtja e tij u devijua dhe përfundoi në duart e Rexhepit.


Në minutën e 36, Vila harkoi nga e majta në shtyllën e dytë për Zabërgjën, por devijimi i këtij të fundit nuk ktheu topin drejt portës së Hoxhës, pasi Atanaskoski e shtyu në këndore.

Në minutën e 42, Grezda lëshoi një harkim perfekt nga e djathta për Bintsuka, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit kaloi mbi traversën e Rexhepit.


1 minutë më vonë, Vila nga ana tjetër lëshoi një gjuajtje të fortë, por Hoxha grushtoi dhe largoi rrezikun.


Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë po aq sa Erzeni dhe kërcënon Tiranën kryesuese vetëm pak ditë para derbit, ndërsa Dinamo mban vendin e 9 me 3 pikë.

 

dinamo partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje