
Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 5 të Abissnet Superiore. Ndeshja që po luhet në “Elbasan Arena” është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Të kuqtë patën 2 raste të arta në minutat e para të sfidës. Në minutën e 4, goditje ballore e Rrapajt pas pasimit të Grezdës, por Rexhepi u përgjigj i gatshëm me grushtimin e tij.
5 minuta më vonë, Grezda nisi Bintsukën në krahun e djathtë, por gjuajtja e tij u devijua dhe përfundoi në duart e Rexhepit.
Në minutën e 36, Vila harkoi nga e majta në shtyllën e dytë për Zabërgjën, por devijimi i këtij të fundit nuk ktheu topin drejt portës së Hoxhës, pasi Atanaskoski e shtyu në këndore.
Në minutën e 42, Grezda lëshoi një harkim perfekt nga e djathta për Bintsuka, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit kaloi mbi traversën e Rexhepit.
1 minutë më vonë, Vila nga ana tjetër lëshoi një gjuajtje të fortë, por Hoxha grushtoi dhe largoi rrezikun.
Lini një Përgjigje