
“Broja mund të kthehet kundër Aston Vilës.”
Pohimi që të gjithë tifozët e kombëtares kuqezi dhe fansat e Çelsit po prisnin të dëgjonin, më në fund ka dalë nga goja e teknikut Mauricio Poçetino.
Më në fund pas 9 muajsh pritje, bomberi i “Bluve të Londrës” do të rikthehet në fushën e blertë, duke lënë pas dëmtimin “horror” që pësoi pikërisht në një miqësore të luajtur në Dubai ndaj Aston Vilës në vitin 2022.
Pavarësisht optimizmit për Brojën, Poçetino la të kuptohet në konferencën për mediat në prag të sfidës me Aston Vilën se sulmuesi i Shqipërisë do të marrë gradualisht minuta në këmbë për të mos rrezikuar asgjë.
“Broja mund të kthehet kundër Aston Vilës, por vjen pas 9 muajsh larg fushës së blertë. Ne nuk mund të vendosim të gjithë përgjegjësinë te Broja për të shënuar të gjithë golat. Përgjegjësia duhet të jetë mbi ekipin dhe përpjekjet kolektive. Nuk mund të presim që Armando Broja të shënojë me çdo prekje të topit. I duhet kohë dhe ai duhet të ndiejë konkurrencën”, tha Poçetino.
Lini një Përgjigje