TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 20:47

Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares? Me siguri Mirlind Daku nuk ju habit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku tregon preferencat muzikore të disa lojtarëve të Kombëtares shqiptare në platformën “Spotify” gjatë vitit 2025.

Postimi ofron një panoramë të artistëve dhe këngëve më të dëgjuara nga futbollistët kuqezi.

Për Juljan Shehun, artistët më të preferuar rezultojnë Morad, Noizy, DYSTINCT, Jul dhe Dafina Zeqiri, ndërsa këngët kryesore janë “RS6”, “Tutto Bene” dhe “We Back”.

Mario Mitaj ka dëgjuar më së shumti Toquel, GIMS dhe Morad, me këngët “Ninao” dhe “Escobar” në krye të listës.

Mirlind Daku kryeson me artistë nga skena shqiptare, përfshirë Unikkatil, Noizy dhe Dafina Zeqiri. Ndër këngët më të dëgjuara prej tij renditen “Icon” dhe “Sytë e tu”.

Për Ylber Ramadanin, lista e këngëve përfshin “Japi”, “Broke to Rich” dhe “Vllazni”.

Ndërkohë, Adrion Pajaziti ka preferuar kryesisht artistë ndërkombëtarë si Lil Baby dhe Rod Wave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

juljan shehu mario mitaj mirlind daku ylber ramadani

Lini një Përgjigje