TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 17:59

“I lumtur këtu”, Broja flet për muajt e parë te Bërnli: Gjithçka më ndryshe se te Çelsi

Shkruar nga Pamfleti

“I lumtur këtu”, Broja flet për muajt e parë te

Armando Broja po kalon muajt e parë te skuadra e Bërnlit. Në një intervistë të dhënë për klubin, sulmuesi kuqezi e ka pranuar se përshtatja ka qenë e vështirë.

Ia kam kaluar mirë deri tani. Ka qenë e vështirë, por ia kam kaluar mirë. E kam shijuar. Është shumë ndryshe nga jeta te Çelsi, por po e shijoj këtu në Veri. Më pëlqen, është diçka ndryshe. Mendoj se njerëzit këtu janë më të këndshëm.

E mendoj këtë sepse njerëzit këtu janë më miqësorë. Është më e lehtë për të folur, më e lehtë për të dalë me të gjithë.

Të gjithë janë shumë të mirë. Edhe kur del jashtë, kur ulesh në kafene, të gjithë janë shumë të mirë”- tha Broja. Deri më tani, Broja ka shënuar një gol.

armando broja sulmuesi i kombëtares bërnli

Lini një Përgjigje