TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 16:55

Plas sherri mes stafit të Burrelit dhe tifozëve, ndërhyn policia në ndeshjen e Kategorisë së Parë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri mes stafit të Burrelit dhe tifozëve, ndërhyn policia

Burreli fitoi në transfertën e Korabit me rezultatin 0-1. Mjaftoi goli i Erblin Kokës, për të vendosur fatet e takimit në minutën e 84.

Incidentet ndërkohë nuk munguan. Në minutën e 70 pati përplasje mes stafit të Burrelit dhe tifozëve. Për këtë ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.

Gjyqtari Enis Dishani ndërkohë i tregoi kartonin e kuq Arjan Lleshajt nga stafi i Burrelit. Të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë. Taulant Marku la ekipin e Korabit në minutën e 89, ndërsa Redinel Gjikolaj u largua nga Burreli në kohën shtesë.

 

burreli korabi kategoria e parë

Lini një Përgjigje