TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 16:08

Përplaset me murin dhe pëson fraktura në shtyllën kurrizore, motra e Mesit pëson aksident të rëndë dhe shtyn dasmën

Shkruar nga Pamfleti

Përplaset me murin dhe pëson fraktura në shtyllën kurrizore,

Motra e Lionel Mesit, Maria Sol Mesi, është detyruar ta shtyjë dasmën e planifikuar për 3 janar, pasi ka pësuar një aksident të rëndë në Majemi.

Sipas raportimeve nga mediat argjentinase, 32-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një mur, duke pësuar fraktura në shtyllën kurrizore, si dhe djegie.

Megjithatë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë ka nisur rehabilitimin në Rosario, ka konfirmuar familja.

Dasma me Julian “Tuli” Arellano, anëtar i stafit të trajnerëve të ekipit U-19 të Inter Miamit, është shtyrë për një datë tjetër. Në ceremoni pritej të merrte pjesë e gjithë familja Mesi, përfshirë edhe yllin e Inter Majemit.

Familja ka bërë të ditur se prioritet mbetet shërimi i plotë i Maria Sol.

maria sol motra e lionel mesit

Lini një Përgjigje