TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 18:36

Sulmuesi i kombëtares tregohet i pamëshirshëm ndaj Atalantës, 17-vjeçari “shpërthen” me dopietë te Juventusi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares tregohet i pamëshirshëm ndaj

Është luajtur ndeshja e javës së 17 mes Atalantës U-20 dhe Juventusit U-20, e përfunduar me shifrat 2 – 0 për torinezët, e njohur ndryshe si “Primavera 1” në Itali.

Të dy golat erdhën nga sulmuesi i Shqipërisë U-19 Arman Dyrmishi, konkretisht në minutat 2 dhe 72. Për talentin e Kombëtares, këto ishin finalizimet e para për këtë sezon në “Primavera 1”.

17-vjeçari vlerësohet tej mase në Itali, ndërsa ka kontratë me Juven deri në vitin 2027. Me Shqiprinë U-19, Arman Dyrmishi ka bërë 3 paraqitje, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Lojtari në fjalë i ka fillesat te FC Koper, ndërsa në rang përfaqësuese e ka nisur te Sllovenia U-15.

armand dyrmishi sulmuesi i kombëtares u-19 juventus u-20

Lini një Përgjigje