
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në një intervistë të dhënë për “DAZN”, nuk ka ngurruar të lavdërojë dhe të tregojë vlerësimin maskimal për trajnerin, Çabi Alonso. Duke rikujtuar kështu kohën kur Xhaka luante dikur për Bajer Leverkusenin, dhe dyshja bashkëpunonin me njëri-tjetrin.
Sipas mesfushorit shqiptar, Alonso ishte shumë i vërtetë ndërsa i gjithë ekipi ishte 100% i përqendruar në çdo moment kur timonieri i skuadrës fliste dhe jepte udhëzimet e tij në dhomat e zhveshjes.
“Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë. Kur trajneri Çabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar tek ajo që ai po thoshte”, ka thënë Xhaka.
Ndër të tjera mesfushori shqiptar ka treguar se kriteri kryesor për të fituar besimin e Alonsos ishte përkushtimi maksimal në fushë dhe serioziteti në stërvitje.
“Ai dëshiron të të shohë duke luftuar fort në fushë. Nëse e bën këtë dhe stërvitesh mirë, ai do të të japë një mundësi. Kjo është ajo që e kam admiruar më së shumti tek ai", përfundoi 33-vjeçari.
Lini një Përgjigje