
Fidan Aliti po zhvillon një sezon mjaft të mirë me Alaniasporin në Superligën turke. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në lider tek ekipi turk.
Kështu, ai ka fituar interesin e “gjigantit” të kampionatit, Trabzonsporin. Sipas “Telegrafit”, trajneri i ekipit nga Trabzoni, Fatih Teke e sheh 32-vjeçarin shqiptar si të duhurin për të përforcuar repartin difensiv.
Vlera e këtij transferimi të mundshëm që në merkaton e janarit, do të kushtojë rreth 1 milion euro. Vlen të theksohet, se në rast se ky “operacion” mbyllet me sukses, Aliti do të bëhej shok ekipi me Ernest Muçin.
Lini një Përgjigje