TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Dhjetor 2025, 20:09

Dinamo fiton derbin e kryeqytetit me përmbysje spektakolare, Egnatia mposht mes polemikave Teutën me 10 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo fiton derbin e kryeqytetit me përmbysje spektakolare, Egnatia mposht

Janë lujtur sot dy ndeshjet e para të javës së 18-të për Abissnet Superiore, java e fundit për këtë sezon kalendarik. Në “Arenën e Demave, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinaos dhuroi 4 gola dhe një përmbysje spektakolare të “Bluve”.

Partizani gjeti golin më Rrok Tomën, në fund të pjesës së parë. Pas krosimit perfekt të Vusal Isgandarli, Toma i harruar në zonë nga mbrojtësit blu, dërgoi me kokë topin në rrjetë. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin, që e cilësoi të rregullt. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për të kuqtë.

Në pjesën e dytë, erdhi përmbysja e madhe e Dinamos. Në minutën e 48, Dejvi Bregu tregon gjithë klasin e tij, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Në minutën e 73, Guindo nuk e kishte të vështirë të shënonte, pas asistit fantastik të Bernard Berishës.

Në minutat shtesë, Bytyçi shkaktoi autogol duke devijuar në rrjetë topin e futur në zonë nga Janjeva. Dinamo fiton 1-3 dhe ngjitet në vendin e 3 me 32 pikë, Partizani mbetet në vendin e 6 me 23 pikë.

Egnatia ka fituar në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e fitores e shënoi Kastriot Selmani në minutën e 61 të sfidës. Ndërkohë që në këtë duel, pati edhe polemika për dy gola të anuluar, një për Teutën e një për Egnatian. Ndërsa në minutën e 91, rrogozhinasit mbeten me 10 lojtarë pasi Alijev mori kartonin e dytë të verdhë.

Kështu, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve dhe “blindon” kreun. Në krahun tjetër, me 25 pikë, Teuta mbetet në vendin e 5 të renditjes.

partizani dinamo egnatia teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje