TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Korrik 2024, 19:30

Fantastike Laura Fazliu, xhudistja i dhuron Kosovës medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Fantastike Laura Fazliu, xhudistja i dhuron Kosovës medaljen e bronztë

Laura Fazliu ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Xhudistja kosovare e nisi garën nga rrethi i dytë, pasi rrethin e parë nuk luftoi fare për shkak se ishte e renditur më lart.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Në çerekfinale, Laura psëoi humbje ndaj xhudistes franceze Klarisa Agbegnenu, e cila arriti të siguronte fitoren me Ippon.

Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Katerina Bushemin-Pinard, të cilën e mposhti pas tri gabimeve.

Xhudistja “Dardane” në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilën arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën, pas të argjendtës që ka fituar Distria Krasniqi pak ditë më parë.

laura fazliu xhudistja kosovare lojërat olimpike

Lini një Përgjigje