
Mbrëmja e sotme do të jetë vërtetë emocionuese, teksa të gjithë tifozët do të presin me padurim të shikojnë ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares shqiptare kundër Çekisë, takim që starton në orën 20:45 në “Air Albania”. Kjo ndeshje do të vendosë shumë mbi kualifikimin e ekipit tonë në Gjermani në vitin e ardhshëm, ndaj merr dhe një vëmendje kaq të madhe.
Po sot në orën 20:45 do të luajë edhe Kosova në transfertë ndaj Andorrës. “Dardanët” janë tifozët më të zjarrtë të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa mbështetja e tyre nuk do t’i mungojë as kombëtares shqiptare.
Pikërisht “Dardanët” kanë edhe një emsazh emocionues për kuqezinjtë, ndërsa kanë shkruar se janë gjithë sy e veshë nga Tirana dhe presin që skuadra e Silvinjos të shkruajë për herë të dytë historinë në Europian.
“Kuqezinjtë e Silvinjos do ta kenë vëmendjen tonë me patjetër. Ne do të jemi sy e vesh kah Tirana. Lutemi për triumf e hapje të rrugës për evropianin e dytë në histori. Hajde Shqipëri!”, thuhet në postim.
Lini një Përgjigje