TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 16:35

Plisat e përtej Drinit sapo u derdhën në bazë, tifozët nga të gjitha trevat mbërrijnë në Tiranë, TKZ njoftim të rëndësishëm për anëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Plisat e përtej Drinit sapo u derdhën në bazë, tifozët

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme. Kombëtarja e drejtuar nga tekniku brazilian Silvinjo do të përballet me Çekinë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

Në një status në Facebook, gazetari Artan Hoxha shkruan:

Plisat e përtej DRINIT sapo mberriten në bazë…

 

Të gjitha degët e Drinit po bashkohen para se me u derdh në kryeqytetin e Shqiptarëve

Qindra tifozë nga Kosova nga Tifo grupi  "Plisat" kaluan sot kufirin Kosovë -Shqipëri duke krijuar atmosferë festive në Morinë.

Do fitojmë medoemos....ca mendojnë se rezultati do të dalë 2 me 1 , ca 2 me 0, ca barazim 1 me 1”, shprehet njëri prej tyre.

Ashtu si çdo ndeshje edhe këtë radhë tifozët nga Kosova, të Luginës se Preshevës dhe Maqedonisë se Veriut të organizuar do të jenë në stadiumin "Air Albania" për ndeshjen.

Majkëll, i cili ka ardhur nga Çekia për të parë ndeshjen mendon ndryshe për rezultatin.

“Padyshim do të fitojë Çekia, rezultati 2 me 0 për ne. Do ta ndjek ndeshjen në stadium.

Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i madh që mbështet kombëtaren e Shqipërisë, janë gati për takimin me Çekinë.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmërojnë gjithë anëtarët për vendin e grumbullimit përpara marshimit drejt stadiumit “Air Albania”.

Tashmë, si zakonisht, vendtakimi përpara ndeshjes së sotme do të jetë tek Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” (përballë Piramidës) në krah të Bar ‘West’, Tiranë.

Do të jemi aty që nga ora 15:00 dhe nisja për në stadium në grup do të bëhet në orën 18:00.

Përjetësisht me ty Shqipëri! 1 Komb, 1 Kombëtare”.

Tifozët që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë në stadium do të mund ta ndjekin ndeshjen në sheshin ‘Skëndërbej’ nëpërmjet këtij monitori të vendosur në shesh. Të tjerë thonë se do ta ndjekin ndeshjen nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve në bare apo shtëpitë e tyre.

tifozët kuqezi ndeshja shqipëri-çeki

Lini një Përgjigje