Besmir Limani, tifozi që njihet si “Fytyra shqiponjë” e Kombëtares Kuq e Zi ka marrë nështetësinë shqiptare.
Besmir Limanit, tifozit më të zjarrtë, që bie gjithmonë në sy për flamurin dhe shqiponjën që mbulon fytyrën i është dhënë sot në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, nënshtetësia shqiptare.
“Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj me dokumenta kuq e zi!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook duke falënderuar qeverinë shqiptare që bëri të mundur pajisjen e tij më pasaportë shqiptare.
Tifozi Besmir Liman e ka ndjekur kudo kombëtaren shqiptare dhe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen edhe nga mediat e huaja, me imazhin e tij duke u bërë në një farë mënyre simbol i tifozërisë Kuq e Zi.
Lini një Përgjigje