
Stanislav Levi e njeh mirë Shqipërinë. Trajneri çek ka drejtuar në vendin tonë Skënderbeun dhe Flamurtarin, teksa ka fituar një titull kampion me korçarët. Ndaj jo rastësisht para përballjes mes dy vendeve, ai është cilësuar si “eksperti” për mediat çeke.
Levi ka kujtuar kohën e tij në Shqipëri në një intervistë për “Sport.cz”, mes gjërave të bukura, por edhe çudirave që ka përjetuar këtu, sidomos disa incidenteve të pakëndshme me tifozët.
“Përvojë fantastike, fitimi i kampionatit. Jo shumë kohë pas ardhjes sime, mora edhe një ofertë për të drejtuar kombëtaren shqiptare në të njëjtën kohë. Por presidentit të klubit nuk i pëlqeu kombinimi i funksioneve, ndaj nuk funksionoi”, shpjegoi fillimisht Levi, i cili më pas analizoi ndeshjen mes dy kombëtareve.
“Tani ka një eufori të madhe rreth futbollit në vend. Ata ndjejnë një shans të madh për të shkuar sërish në Europian. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe kundërproduktive për ta nëse ka shumë presion mbi ekipin.
Ekipi nuk duhet të dorëzohet nga atmosfera atje. Lojtarët kanë përvojë të mjaftueshme për të mos dalë nga shinat. Ata nuk duhet të nxitojnë që në fillim me çdo kusht. Por vetëm mbrojtja dhe pritja e pauzave dhe goditjeve nuk do të mjaftonte. Do të duhet të tregojnë diçka më shumë.
Hyrja në ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme. Do të jetë e nevojshme të tregojnë guxim dhe vetëbesim. Mund të befasojnë shqiptarët, edhe pse edhe ata janë shumë me përvojë”, tha tekniku, i cili mendon se nuk do të ketë incidente të llojit që ka përjetuar ai në vendin tonë.
“Mund të ndodhë që edhe një domate apo një portokall të fluturojë në fushë, thjesht duhet ta largosh. Një herë pësova një gur të mbështjellë me një top bore. Fituam jashtë shtëpisë dhe po flisja me një televizion pas ndeshjes. Tifozët vendas nuk duruan, më goditën në mjekër. Kështu e kuptova që ishte e nevojshme të mbyllej intervista dhe të shkoja shpejt në dhomat e zhveshjes.
Kemi luajtur në transfertë me Kastriotin dhe një ultras ka zbrazur një karikator kallashnikovi në ajër para ndeshjes në stadium. Më pas u zbulua se ishte i droguar. Para kësaj, trajneri i portierëve hodhi përtokë pas murit me dhunë asistentin Zdenek Beçka. Në fillim nuk e kuptova pse po ziheshin. Vetëm atëherë, gjatë të shtënave, e kuptova se po e mbronte…”, tha Levi.
Por ai shpjegon se tashmë Shqipëria është krejtësisht ndryshe. “Në futboll janë investuar shumë para, jo vetëm në Tiranë, gjithçka ka ecur përpara. Synimi i lojtarëve është të gjejnë kontrata më të mira, veçanërisht në Itali dhe Greqi, që janë shtete ëndrrash për ta me një mentalitet të ngjashëm.
Mund t’u rekomandoj të gjithëve me ndërgjegje të pastër pushimet në Shqipëri. Deti, hotelet e modernizuara, ushqimi i mirë dhe i lirë. I gjithë vendi po rritet shumë.
Kam marrë ftesë për ndeshjen nga presidenti i Skënderbeut, i cili tani jeton në Monako. Mjaft paradoksqë nga Federata dhe nga pala shqiptare. Më duhej ta refuzoja gjithsesi. Për arsye kohe dhe shëndeti. Kohët e fundit kam pasur Covid dhe pasojat e tij vazhdojnë ende tek unë”, shpjegoi ish-trajneri i Skënderbeut.
Lini një Përgjigje