TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 18:42

Sylvinho jep lajmin e keq për tifozët shqiptarë: Broja nuk do jetë i gatshëm ndaj Çekisë, është stërvitur shumë pak

Shkruar nga Pamfleti

Sylvinho jep lajmin e keq për tifozët shqiptarë: Broja nuk do

Shqipëria ka nesër një ndeshje tepër të rëndësishme përballë Çekisë, e vlefshme për kualifikueset Euro 2024. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho në konferencën për shtyp se skuadra është përgatitur maksimalisht, për të marrë më të mirën.

Ndër të tjera dha dhe një lajm jo të mirë për shqiptarët, teksa shtoi se Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Çekinë pasi sipas tij ai është stërvitur shumë pak.

Ndeshja? Siç e tha edhe Gjimshiti, na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur.

Aspekti psikologjik? Ne i vizitojmë dhe takojmë gjithmonë futbollistët. Takum Muçin në Varshavë, ikëm në Barcelonë, Londër. E përsëris: jemi të ndërgjegjshëm që kemi bërë mirë deri këtu. Forca e kësaj skuadre është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozët. Jemi shumë të ndërgjegjshëm për entuziazmin, por kjo nuk është problem. Nuk kemi pasur shumë nevojë të punojmë psikologjikisht, djemtë janë gati dhe të ndërgjegjshëm.

Broja nuk luan, nuk është i gatshëm. Është stërvitur pak, ka shqetësim fizik dhe nuk do jetë i gatshëm Pas konsultave me mjekun, ramë dakord që mos të llogarisnim në shërbimet e tij. Gjasula erdhi, kemi bërë testet tona dhe është në rregull”, tha ai.

broja silvinho

Lini një Përgjigje