
Shqipëria synon një rezultat pozitiv me Çekinë nesër mbrëma në “Air Albania”, në përballen kualifikuese të Euro 2024. Para këtij takimi përkrah trajnerit Sylvinho ka dalë edhe mbrojtësi i kuqezinjve, Berat Gjimshiti i cili ju është përgjigjur pyteje të gazetarëve.
Gjatë fjalës së tij Gjimshiti u shpreh se skuadra është e vetëdijshme për forcën e kundërshtarit, por kombëtarja mund të arrijë sukses, nëse luan si një ekip i bashkuar.
“Duhet të fokusohesh ndeshje për ndeshje, sepse nuk i dihet çfarë të vjen. Jemi gati të përballojmë këtë ndeshje", tha Gjimshiti.
Ekziston mundësia e euforisë. Si mund të shmanget?
Gjimshiti: Euforia besoj vjen nga jashtë. Besoj çdo ndeshje ka atë të veten. Besoj se do jetë e vështirë, besoj se do mbështetemi te forca jonë për t’ia dalë.
Sa problem është mungesa e Ismajlit?
Gjimshiti:Mungesë për të gjithë ekipin, por kemi lojtarë që janë me vite këtu në kombëtare”, tha Gjimshiti.
Lini një Përgjigje