TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2023, 21:06

Redon Xhixha realizon “gol” edhe jashtë fushës, sulmuesi shqiptar publikon foton me vajzën që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën

Shkruar nga Pamfleti

Redon Xhixha realizon “gol” edhe jashtë fushës, sulmuesi

Redon Xhixha shënon edhe jashtë fushës së futbollit. Talenti nga Fushë-Kruja, i cili është pjesë e Karabakut në Azerbajxhan, ka publikuar së fundmi një foto në “Instastory” me vajzën që i ka “rrëmbyer” zemrën. 

Deri ditën e sotme, Redoni nuk kishte preferuar të bënte publike jetën e tij private, por kësaj radhe duket se nuk ka rezistuar, duke ndarë me ndjekësit një foto në ashensor me të dashurën e tij, por pa i zbuluar identitetin.

Me shumë gjasa çifti kanë vendosur të jenë se bashku në shtetin azer, teksa Redoni synon të shndërrohet në një protagonist absolut te skuadra e tij dhe pse jo në të ardhmen të arrijë të fitojë një fanelë me Kombëtaren. 

Redon Xhixha realizon “gol” edhe jashtë fushës, sulmuesi

redon xhixha sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje