TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 16:58

“FSHF nuk na jep bileta”, Salvador Kaçaj akuza Armand Dukës: Si ish-lojtarë të kombëtares shqiptare jemi të persekutuar

Shkruar nga Pamfleti

“FSHF nuk na jep bileta”, Salvador Kaçaj akuza Armand

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare Salvador Kaçaj, u shpreh në një intervistë në “News 24” se nuk do të mund ta shohë “finalen” e sotme Shqipëri-Çeki në stadiumin “Air Albania”, pasi Federata Shqiptare nuk i jep biletë. Kaçaj ndër të tjera theksoi se si ish-lojtar të Kombëtares nuk i japin bileta duke shtuar se “është i persekutuar”.

Megjithatë ai thekson se nuk është rasti i vetëm, pasi nuk jepen për askënd.

Asnjë biletë, asnjë qasje”, tha Kaçaj.

Nga ana tjetër, ish-futbollisti solli rastin e klubit të tij në Athinë, ku tha se emri i tij është i shënuar dhe sido që të jetë, vendi është i tij.

Si lojtar i Kombëtares nuk na japin bileta se ne jemi të persekutuar. Po nuk jep Federata Shqiptare e Futbollit për asnjë lojtar, ndërkohë që në klubin tim në Athinë e kam emrin në stolin tim të përjetshëm të shkruar, si shkova, si  nuk shkova.

Jo vetëm unë, nuk e kemi asnjë. Asnjë biletë dhe asnjë qasje”, tha Kaçaj.

 

salvador kaçaj ish-futbollisti i kombëtares shqiptare armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje