TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2026, 20:00

E papritur për Muçin para sfidës me Gallatasarajin, mesfushori shqiptar nuk stërvitet me ekipin e Trabzonsporit

Shkruar nga Pamfleti

E papritur për Muçin para sfidës me Gallatasarajin, mesfushori

Ernest Muçi është në dyshim për ndeshjen e rëndësishme të Trabzonsporit ndaj Gallatasarajt, që do të luhet më 4 prill në orën 19:00. Edhe pse deri një ditë më parë raportimet nga Turqia e parashikonin si titullar, situata ka ndryshuar në orët e fundit.

Sipas informacioneve më të fundit, Muçi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e radhës me skuadrën. Ndryshe nga dita e djeshme, kur ishte pjesë e grupit, sot ai është stërvitur i veçuar në palestrën e klubit për shkak të disa shqetësimeve fizike.

Burime pranë ekipit bëjnë me dije se lojtari ka ndjerë dhimbje, çka ka shtyrë stafin teknik të tregojë kujdes me aktivizimin e tij. Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Muçit në këtë përballje pritet të merret në momentet e fundit.

Kujtojmë se futbollisti shqiptar u largua së fundmi nga grumbullimi i Kombëtares për shkak dëmtimi. Megjithatë, te Trabzonspori ai ka shfaqur gatishmëri për të qenë në dispozicion, edhe në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares trabzonspor

Lini një Përgjigje