TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2026, 19:39

Po bëhej gati të linte spitalin, mjekët rikthejnë në jetë Mirçea Luçeskun

Shkruar nga Pamfleti

Po bëhej gati të linte spitalin, mjekët rikthejnë në

Futbolli rumun është përfshirë nga ankthi pas përkeqësimit të papritur të gjendjes shëndetësore të ish-trajnerit të kombëtares, Mirçea Luçesku, i cili ka kaluar momente kritike për jetën.

80-vjeçari pësoi një atak kardiak vetëm pak orë përpara se të dilte nga spitali universitar në Bukuresht, ku ishte shtruar pas një problemi shëndetësor të shfaqur të dielën e kaluar. Sipas mediave rumune, reagimi i menjëhershëm i mjekëve ka qenë vendimtar për të shmangur një përfundim fatal.

Për stabilizimin e tij, stafi mjekësor është detyruar të kryejë tre procedura reanimimi. Aktualisht, Luçesku ndodhet në repartin e urgjencës, nën kujdes intensiv dhe duke iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjendja e tij u përkeqësua sërish rreth mesditës, kur ai pësoi një tjetër atak kardiak. Edhe në këtë rast, ndërhyrja e mjekëve rezultoi e suksesshme, duke e rikthyer në jetë.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi Federata Rumune e Futbollit kishte njoftuar shkarkimin e tij, pas dështimit të ekipit kombëtar për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Mirçea Luçesku konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të futbollit rumun, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme. Në vitet ’90, ai ka drejtuar edhe klube të njohura italiane, përfshirë Interin.

mirçea luçesku ish-trajneri i rumanisë

Lini një Përgjigje