TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2023, 22:41

“E kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua”, një tifoze bën gjestin e çmendur për Vedat Muriqin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“E kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua”, një tifoze

Vedat Muriqi është kthyer në idhullin e tifozëve të Majorkës. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës po zhvillon një sezon fantastik në La Liga, ku golat e tij po i japin pikë të rëndësishme skuadrës spanjolle.

Të gjithë në Majorka janë “dashuruar” pas lojtarit “Dardan” dhe për ta dëshmuar këtë ka menduar një tifoze, e cila ka bërë tatuazh emrin e Muriqit.

 “Muajin tjetër kam datëlindjen, por tashmë po i bëj një dhuratë vetes. Ju thashë që e kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua. Vedat Muriqi, unë tashmë ju mbaj në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave”, shkroi Marga në “Twitter”.

Ajo gjithashtu mban në fotografinë e profilit në llogarinë e saj, një fotografi me Muriqin.  Sulmuesi e ka parë këtë postim dhe e ka shpërndarë gjithashtu në “Twitter”, duke shkruar: “Nuk mund ta besoj. Faleminderit”.

vedat muriqi sulmuesi kosovar majorka

Lini një Përgjigje