TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2023, 22:19

Marash Kumbulla kalon me sukses operacionin në gjurin e djathtë, ja kur do të rikthehet në fushën e lojës mbrojtësi kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla kalon me sukses operacionin në gjurin e djathtë, ja

Marash Kumbulla u dëmtua para disa ditësh dhe shkaktoi një frikë të madhe te Roma. Së fundmi, klubi nga kryeqyteti italian ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë dhe gjithçka ka përfunduar me sukses. Gjithsesi, për të parë 23-vjeçarin sërish në fushë, duhet të presim 6-8 muaj, pasi rikuperimi pritet të jetë një proces i cili zgjat shumë.

Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panceri në Casa di Cura La Madonina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Masimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qendrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini” – shkruan klubi. Ky është një lajm i keq edhe për Shqipërinë, që humbet Kumbullën për ndeshjet e qershorit të vlefshme për eliminatoret e kampionatin europian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar roma

Lini një Përgjigje