
Goli i shënuar ndaj Kortrijkut në fitoren e Antuerpit, është zgjedhur goli i muajit prill. Sulmuesi i Kosovës, Arbnor Muja, i cili në të kaluarën ka veshur fanelën e Skënderbeut, shënoi gol fantastik në minutën e 70 për t’i siguruar fitoren skuadrës belge në ndeshjen që u zhvillua muajin e shkuar.
Goli i tij është votuar si më i miri. Sulmuesi i krahut, në fillim të këtij edicioni iu bashkua ekipit belg nga Drita e Gjilanit.
Ai tashmë ka fituar Kupën e Belgjikës, ndërsa në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Antuerpin, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime.
Lini një Përgjigje