
Shejli Lip, një luftëtare 21-vjeçare MMA (Artet e Përziera Marciale), ka humbur jetën në një aksident automobilstik disa javë përpara ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së saj në zhvillim.
Mundësja amerikane, e cila duhej të ndeshej me Natali Gejxh, më 20 maj, në “Kent Freeman Arena” të Detroitit, pësoi një aksident në Interstate 94 në Minesota, teksa makina që ajo drejtonte u përplas me një automjet tjetër.
View this post on Instagram
Shejli Lip, e cila po udhëtonte si pasagjere në një Chevrolet Malibu të vitit 2015, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit në Urën e Riverit të Kuq në Moorhead.
"Zemra ime është absolutisht e thyer. Ti ishe një qenie njerëzore kaq e mrekullueshme, plot premtime dhe përpjekje. Një nga të paktët njerëz që kam takuar ndonjëherë, e cila ishte në kërkim të vërtetë të madhështisë,"- shkruan trajneri i saj, Erik Suinej në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Luftëtarja e re nga Kolorado, e cila kishte një rekord amator prej 3 fitoresh dhe 2 humbjesh, më herët ndodhej në Tajlandë duke përgatitur ndeshjen e saj të shumëpritur.
Lini një Përgjigje