
E ardhmja e Lionel Mesit mbetet enigmë, pavarësisht lajmeve për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, në ekipin Al Hilal. Babai i argjentinasit është shprehur se:
“Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret kurrë para se Leo të përfundojë kampionatin me PSG. Pasi të përfundojë sezoni, do të jetë koha për të analizuar dhe parë se çfarë është e mira dhe më pas për të marrë një vendim.
Ka gjithmonë thashetheme dhe shumë përdorin emrin e Leos për të marrë famë, por e vërteta është vetëm një dhe mund të sigurojmë se nuk ka asgjë me askënd. As verbale, as të firmosur dhe as dakordësi nuk do të ketë deri në fund të sezonit. Më duket mungesë respekti se ka nga ata që me vetëdije dhe qëllimisht mashtrojnë pa dhënë asnjë provë të pretendimeve të tyre dhe duke dashur ta kthejnë çdo lajm në thashethem keqdashës ose që drejtohet nga dikush në favor të interesave të tyre”, – Tha ai.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje