TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2023, 17:39

“City do ta shkatërrojë Realin”, Rooney i sigurtë për rezultatin e gjysmëfinales së parë të Champions League

Shkruar nga Pamfleti

“City do ta shkatërrojë Realin”, Rooney i sigurtë

Manchester City do të luajë nesër ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe një parashikim interesant e ka bërë dhe legjenda e United, Wayne Rooney.

Ndeshja luhet në Santiago Bernabeu dhe pritet një spektakël i madh dhe kjo ka bërë që një numër i madh i futbollistëve të njohur, ish dhe aktual, të parashikojnë se si do të përfundojë ndeshja. Wayne Rooney në parashikimin e tij i dha një avantazh të madh skuadrës së Pep Guardiolës në këtë ndeshje.

City nuk do ta mposhtë Realin vetëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Jo, ata do t’i shkatërrojnë. Siti është në një nivel më të lartë. Ne kurrë nuk duhet t’i fshijmë skuadrat me përvojë dhe histori si Reali, por unë nuk do të vë bast për ta. Besoj se ky është viti i qytetarëve. Që në fillim mendoj se ky është sezoni ku Pep më në fund do të pushtojë Evropën. Skuadra e tij ka luajtur futboll të jashtëzakonshëm në muajt e fundit dhe është në maksimumin e tyre në kohën e duhur”, shkroi Rooney në një rubrikë për The Times

city real champions league

Lini një Përgjigje