
Raporti i futbollistit argjentinas, Lionel Mesi me klubin e Paris Saint-Germain mesa duket po shkon drejt normalizimit, pas atij përjashtimit për 15 ditë nga klubi.
Pas incidentit Messi kërkoi falje për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite dhe PSG duke se e ka pranuar ndjesën. Argjentinasi, i cili ishte pezulluar për 15 ditë, është rikthyer tashmë në stërvitje me skuadrën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë PSG, përmes një postimi në Twitter ku thuhet: “Leo Messi është kthyer në stërvitje”, e ilustruar me një foto të ish-lojtarit të Barcelonës në Camp des Loges.
⚽️???? Leo Messi de retour à l'entraînement ce lundi matin. pic.twitter.com/VkGGN3G8OI
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 8, 2023
“Pleshti” u përjashtua nga ekipi pasi udhëtoi pa leje (sipas klubit) në Arabinë Saudite pas humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Lorient. “Asnjë lojtar nuk është mbi këtë klub,” tha klubi i drejtuar nga Nasser Al Khelaïfi Megjithatë, falja e Messit ka ndryshuar situatën.
“Sinqerisht, mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes, siç ndodhte në javët e kaluara, dhe pata këtë udhëtim në Arabi, të cilin e kisha anuluar më parë, por, e përsëris, kërkoj falje për atë që bëra”, tha Messi, duke sjellë më afër një pajtim të mundshëm. Messi është rikthyer në stërvitje dhe gjithçka tregon se ai do të luajë sërish kundër Ajaccio.
Lini një Përgjigje