TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2023, 22:09

Mançester Junajtid bie në Londër, gafa e De Geas i kushton shtrenjtë “Djajve të Kuq” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Junajtid bie në Londër, gafa e De Geas i kushton

Një gafë e portierit De Gea në minutën e 27, i kushtoi shtrenjtë Mançester Junajtid, që u mposht mbrëmjen e sotme nga Uest Hemi në duelin e vlefshëm për javën e 35 të Premier Ligës.   
 
Një gjuajtje pa shumë rrezikshmëri e sulmuesit Benrahma, përfundoi çuditërisht në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë Uest Hemit, teksa ka tronditur ndjeshëm pozitat e Junajtid, për sa i përket zonës Champions. Tashmë skuadra e Ten Hag, është vetëm 1 pikë larg Liverpulit të vendit të 5. Vlen të theksohet fakti se “Djajtë e Kuq”, kanë edhe një ndeshje më pak dhe kanë për të luajtur edhe 4 sfida, ku më delikatja padyshim do të jetë ajo e 25 majit ndaj Çelsit.   



 Ndërsa Liverpuli ka edhe 3 ndeshje. Në duelin e javës së ardhshme, Mançesteri pret Uolvesin, ndërsa Liverpuli do të jetë mysafir ndaj Lestërit. Disfata ndaj Uest Hemit, ishte e 9 në kampionat për Junajtid, KU në 34 javë ka regjistruar edhe 19 fitore dhe 6 barazime.   

uest hem mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje