TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2023, 15:25

Xhaka tenton të “imitojë” Zinedine Zidane dhe pezullohet me 8 ndeshje!

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka tenton të “imitojë” Zinedine Zidane dhe pezullohet

Ish lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është përfshirë në një incident gjatë ndeshjes Basel-Zurich. Xhaka në një moment në nervozizëm e sipër goditi me kokë në kraharor një lojtar të ekipit kundërshtar.

Xhaka mori një karton të kuq në mënyrë direkte, por veprimi i tij nuk ka mbetur pa u vënë re dhe pa u hetuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Mesfushori 32-vjeçar është dënuar me tetë ndeshje pezullim dhe sezoni për të është mbyllur pasi deri në përfundim të tij kanë mbetur edhe katër sfida.

Dënimi i tij do të vazhdojë në sezonin e ri, ku Xhaka nuk do të luajë në katër ndeshjet e para. Kujtojmë se një gjest të tillë e bëri dhe Zidani ndaj Materazzit,  në finalen përballë Italisë në Botërorin e 2006 që u zhvillua në Gjermani.

xhaka pezullohet zvicër

Lini një Përgjigje