TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2023, 16:41

Liga e Kampioneve/ Bendardo Silva optimist për ndeshjen përballë Realit: Ata kanë eksperiencë, por ne do t’i mundim

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kampioneve/ Bendardo Silva optimist për ndeshjen përballë

Këtë javë rikthehet faza gjysmë finale e Ligës së Kampioneve dhe lojtarët e Manchester City duekt se janë të karikuar në maksimum për dy ndeshjet përballë Real Madrid.

Skuadra e Pep Guardiolës synon t’i dhurojë tifozëve kupën me veshë për herë të parë, por Reali mbetet një kundërshtar i frikshëm. Bernardo Silva duke folur para sfidës, tha se ka respekt për të madh për “Los Blancos”, ndërkohë që theksoi se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka për t’i eliminuar kampionët në fuqi.

“Do të tregoheshim budallenj nëse nuk do të respektonim Realin, por ne duam t’i eliminojmë. Ky është objektivi ynë i madh. Do të përpiqemi të luajmë ndryshe krahasuar me vitin e kaluar. Për mua nuk ka rëndësi fakti që Reali ka eksperiencë në këtë kompeticion. Nuk fiton fanella në futboll, kjo dihet nga të gjithë. Ata fitojnë, sepse kanë kampionë si Modric, Benzema, Kroos dhe Vinicius”, deklaroi portugezi.

Kujtojmë se skuadra e Ancelottit eliminoi Man City vitin e kaluar, pikërisht në gjysmëfinalet e Championsit, pas një përmbysjeje të çmendur në “Santiago Bernabeu

real city liga e kampioneve

Lini një Përgjigje