TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2023, 17:14

Grekët “pushtojnë” stadiumin “Air Albania”, finalja e kupës së Greqisë mund të luhet në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Grekët “pushtojnë” stadiumin “Air Albania”,

Të shumta janë mediat greke të cilat po publikojnë orët e fundit lajmin se Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar kërkesën e Federatës Greke që finalja e kupës së Greqisë në futboll të zhvillohet në Tiranë në 24 maj.

Mësohet se ky vendim ardhur pas refuzimit të ri të Policisë qipriotë për të garantuar mbarëvajtjen e Finales. Kështu që pala greke ka filluar kërkimin e stadiumeve në vendet fqinje të Ballkanit, si Serbi, Rumani, madje dhe Turqi. Por Stambolli dhe Beogradi duket se janë hequr ngaqë lista dhe më shumë shanse i jepen Bukureshtit dhe Tiranës.

Madje sipas informacioneve që publikohen, përgjigja e parë pozitive ndaj federatës greke ka ardhur nga federata shqiptare e cila thuhet se  është shprehur në mënyrë pozitive për mundësinë që ndeshja që do të vendosë për trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut, në stadiumin e ri të Tiranës “Air Albania Stadium”.

Komisioni ekzekutiv i Federatës greke i planifikuar për të diskutuar sot çështjen e finales së Kupës së Greqisë  u shty për të nesër, gjë që lë gjithçka të hapur për sa i përket vendit të zhvillimit.

greqi fshf finalja kupës

Lini një Përgjigje