
Federata Shqiptare e Futbolli ka dhënë miratimin dhe ka pranuar kërkesën e homologëve grekë, që finalja e Kupës së Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut të zhvillohet në Shqipëri. Policia helene nuk e ka marrë përsipër organizimin e një eventi të tillë, për shkak të huliganizmit të dy tifozërive.
Nëse më herët kjo finale do luhej në "Air Albania", gjithçka ka ndryshuar pasi arena e kryeqytetit është e rezervuar në atë datë për koncertin e këngëtarit grek, Nikos Vertis. Gjithçka lidhet me një spostim të ndeshjes në "Elbasan Arena", 30 kilometra nga Tirana.
Ende nuk ka një konfirmim për këtë duel, ndërsa fakt është se palët kanë dhënë dakordësinë. Gjithçka është në mëdyshje edhe për tifozët, me huliganët grekë që janë të njohur për trazirat e shumta. Pritet që në lidhje me ultrasit klubet të bëjnë përzgjedhje për ata tifozë që do udhëtojnë drejt vendit tonë, nëse finalja e 24 majit konfirmohet zyrtarisht në "Elbasan Arena".
Ditën e djeshme, mediat greke publikuan lajmin se Federata Shqiptare e Futbollit pranoi kërkesën e Federatës Greke që finalja e kupës së Greqisë në futboll të zhvillohet në Tiranë më 24 maj.
Mësohet se ky vendim erdhi pas refuzimit të ri të Policisë qipriote për të garantuar mbarëvajtjen e Finales. Kështu që pala greke filloi kërkimin e stadiumeve në vendet fqinje të Ballkanit, si Serbi, Rumani, madje dhe Turqi. Por Stambolli dhe Beogradi duket se u hoqën ngaqë lista dhe më shumë shanse i jepen Bukureshtit dhe Tiranës.
Madje sipas informacioneve që publikohen, përgjigja e parë pozitive ndaj Federatës Greke erdhi nga Federata Shqiptare, e cila thuhet se është shprehur në mënyrë pozitive për mundësinë që ndeshja që do të vendosë trofeun mes AEK-ut dhe PAOK-ut, të luhet në stadiumin e ri të Tiranës, “Air Albania Stadium”.
Komisioni ekzekutiv i Federatës greke i planifikuar për të diskutuar dje çështjen e finales së Kupës së Greqisë është shtyrë për sot, gjë që lë gjithçka të hapur për sa i përket vendit të zhvillimit të derbit më të zjarrtë të Greqisë.
Lini një Përgjigje