TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2023, 21:31

Ishte i impenjuar në finalen e Kupës së Mbretit, heroit të Realit të Madridit i grabisin shtëpinë

Shkruar nga Pamfleti

Ishte i impenjuar në finalen e Kupës së Mbretit, heroit të

Hajdutët nuk kanë “kursyer” futbollistin e Realit të Madridit, Rodrigo, i cili ishte heroi i skuadrës së Ançletotit në finalen e Kupës ndaj Osasunës, ku me 2 golat e tij i dhuroi trofeun madrilenëve. Mësohet se keqbërësit kanë grabitur shtëpinë e tij në La Moraleja, në qytetin Alcobendas, në veri të Madridit.

Gjithçka  ndodhi në të gdhirë mes së shtunës dhe të dielës kur futbollisti ishte i impenjuar në finalen e Kupës së Mbretit në Sevilja.

Shtëpia ishte bosh në momentin e grabitjes, pasi lojtari dhe prindërit e tij, të cilët jetojnë me të, ndodheshin në stadium.

Alarmi është ngritur nga një oficer sigurie, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka parë rrëmujë në të gjitha dhomat. Për momentin nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin hajdutët, por të reja të rëndësishme priten nga policia në ditët në vijim.

rodrigo futbollisti i realit

Lini një Përgjigje