TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2025, 20:48

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Federata Shqiptare e Basketbollit denoncon në FIBA thirrjet raciste në Kumanovë: Merrni masa!

Shkruar nga Pamfleti

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Federata Shqiptare e

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) bën me dije se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste ndaj vendit tonë gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në qytetin e Kumanovës.

Në sallë janë dëgjuar sharjet dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës.

Reagimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:

Federata Shqiptare e Basketbollit informon se pas ngjarjes së ndodhur gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ka ndërmarrë hapa zyrtarë për ta adresuar këtë çështje”, lexohet në njoftimin e FSHB-së.

FSHB ka dërguar një letër zyrtare pranë FIBA World, duke denoncuar ngjarjen dhe kërkuar që të merren masa të qarta ndaj çdo veprimi që bie ndesh me frymën e barazisë dhe respektit që promovon sporti. Federata thekson se basketbolli duhet të jetë një hapësirë për bashkëpunim, respekt dhe përfaqësim dinjitoz, larg gjuhës së urrejtjes dhe çdo forme diskriminimi”, shton njoftimi.

federata shqiptare e basketbollit fiba thirrjet raciste

Lini një Përgjigje