TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2025, 18:36

Nga “Superhero” te ‘7 xhuxhat’, vandalizohet murali i Lamin Jamal

Shkruar nga Pamfleti

Nga “Superhero” te ‘7 xhuxhat’, vandalizohet murali i

Nuk është akti i parë vandal që pëson murali i “Super Lamin Jamal” ditët e fundit. Kësaj here, grafiti ku ai shfaqet i veshur si “Superman” dhe që u bë “viral”, është sulmuar duke i shtuar figurat e shtatë xhuxhëve nga filmi klasik i Disney-t, si referencë ndaj polemikës që lindi pas përdorjes së personave me akondroplazi në ditëlindjen e 18 të yllit të Barcelonës.

Vepra e “TVBoy”, e cila portretizonte Lamin Jamal në një mural në lagjen Gracia si nderim për ditëlindjen e tij të 18, pësoi vandalizmin e parë në mes të korrikut, që thuajse e shkatërroi vizatimin origjinal të artistit, por ai arriti ta restaurojë disa orë më vonë.

Datëlindja e lojtarit të Barçës vazhdon të krijojë polemika për gjithçka që ndodhi rreth saj. Lamin, i shkëputur nga debatet që shpërthejnë në mjedisin e tij, jashtë fushës, vazhdon të jetë i përqendruar te loja dhe në miqësoren e fundit të Barcelonës në Seul, ku dha spektakël me lojë dhe gola.

Duhet kujtuar se kjo modë e neveritshme e vandalizimit të artit të rrugës, dedikuar futbollistëve, ka shkaktuar zemërim edhe tek Atletik Bilbao. Murali i vëllezërve Uilliams u sulmua në kohën kur gjithçka tregonte se Niko do të transferohej te Barça për të luajtur me mikun e tij Lamin. Në fakt, klubi bask e përdori më pas atë mural për të shpallur rinovimin e kontratës së Niko Uilliams me Bilbaon.

 

lamin jamal

Lini një Përgjigje