TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2025, 18:15

“Jam këtu për të fituar trofe”, Modriç prezantohet te Milani: Do mundohem të mos ia kujtoj Alegrit finalen e Champions

Shkruar nga Pamfleti

“Jam këtu për të fituar trofe”, Modriç

Luka Modriç ka zbarkuar në Milano dhe sot është prezantuar zyrtarisht para mediave si futbollisti më i ri i kuqezinjve. Në konferencën e prezantimit, ai ka folur për këtë sfidë te kuqezinjtë, duke mos kursyer as batutat për trajnerin Masimiliano Alegri, të cilin në karrierë e ka ndeshur si kundërshtar disa herë në vitet kur ishte pjesë e Realit.

Një nga kujtimet më të hidhura të Alegrit është finalja e Ligës së Kampioneve që humbi me Juventusin ndaj Realit të Madridit dhe kroati ka thënë me shumë humor se do të shmangte bisedat rreth asaj ndeshje.

Me shumë mundësi nuk është një kujtim i mirë për të, por do të mundohem që të mos flas shumë rreth saj (qesh). Nuk dua që trajneri të inatoset me mua. Pres me padurim ta njoh, kam folur pak me të. Jam shumë i lumtur që do të stërvitem nga Alegri, është mes më të mirëve në botë, një fitues. Pres me padurim që të zbuloj se si më sheh në fushë në këtë skuadër”, tha Modriç duke folur për teknikun e kuqezinjve.

Të gjithë e dimë që Milani është një nga ekipet më të mira në botë dhe nuk duhet të kënaqemi kurrë. Liga e Kampionëve duhet të jetë objektivi minimal. Por duhet të jemi gjithashtu të përulur dhe të punojmë shumë, që është edhe qëllimi im.

Më pëlqen të fitoj, jam shumë konkurrues dhe dua t’ia sjell këtë frymë ekipit. Objektivi minimal është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, por Milani duhet të luftojë edhe për trofe, prandaj jam këtu. E di që ka pritje të mëdha nga unë, por jam i lumtur dhe mezi pres ta filloj këtë sfidë”, përfundoi Modriç.

 

 

luka modriç mesfushori kroat milan

Lini një Përgjigje