
Është hedhur shorti për “Play-Off”-in e Ligës së Europës. Në Nion të Zvicrës, goglat për Shkëndijën e Tetovës kanë rezervuar të njëjtin fat si në fazën "Play-Off" të Champions League.
Kuqezinjtë nëse eliminohen nga Karabag dhe bëhen pjesëmarrën në “Play-Off-in” e Ligës së Europës dhe sërish do të luajnë me njërën prej skuadrave mes Ludogorets-Ferencvarosh, më saktësisht me humbësin e këtij çifti.
Ndërkohë edhe Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në “Play-Off-in” e Ligë së Europës. Kampionët e Kosovës nëse kalojnë me sukses Steauan e Bukureshtit do të sfidojnë ish-ekipin e Ylber Ramadanit. Kundërshtari i tyre do të jetë Aberdin FC.
Shkëndija/ Karabaku vs Ludogorets/Ferencvarosh

Aberdin vs Steaua Bukuresht/ Drita


Lini një Përgjigje