TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2025, 19:25

Disiplina i “fik derën” Tiranës dhe Skënderbeut, e pëson edhe klubi tjetër kryeqytetas; kanë vite që injorojnë vendimet e FSHF-së

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina i “fik derën” Tiranës dhe Skënderbeut, e

Komisioni i Disiplinës me tolerancë zero, ndëshkon Tiranën

Injorimi prej shumë kohësh i vendimeve të dhëna nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve nga klubet e Tiranës dhe Skënderbeut, ka bërë që FSHF-ja të vendosë t’i bllokojë merkaton të dyja klubeve.

Me vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës, atyre u ndalohet regjistrimi i lojtarëve të rinj, me nga tre dritare të bllokuara për secilin rast në të cilin nuk kanë zbatuar vendimin. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe klubi i Dinamos, që nuk ka shlyer detyrimet ndaj ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Korrado Sakone.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.08.2025:

1- KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

2- KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

3- KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

4-KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

5- KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

6- KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

7- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8- Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

tirana skënderbeu dinamo komisioni i disiplinës

Lini një Përgjigje